SIGURIMI NGA AKSIDENTET PERSONALE

Aksidentet mund të ndodhin në çdo kohë dhe kudo. Me jetë dinamike që zhvillojmë sot është e pamundshme të parashikojmë rastin aksidental që mund të ndodh, por në çdo rast ju mund të jeni më mirë të përgatitur për t’i përballuar financiarisht ato kurdo që të ndodhin.

Planet e ofruara për sigurim nga aksidentet personale mbulojnë rastet kur ju aksidentalisht pësoni një lëndim fizik trupor. Këto plane do të mbulojnë lëndimet bazuar në llojin dhe përfitimin e ofruar sipas planeve për sigurim nga aksidentet personale.

Cilat janë perfitimet?

Kompenzimi ditor – Ne do të kompensojmë për çdo ditë paaftësie të përkohshme për punë, një shumë të barabartë me shumën e përcaktuar në planin tuaj të sigurimit. Kompensimi paguhet deri në maksimum 200 ditë brenda një viti të sigurimit.

Shpenzimet mjekësore – Ne do të kompensojmë për shpenzimet mjekësore të cilat janë rezultat i një aksidenti me pasojë lëndimet trupore siq përcaktohet me kushtet e përgjithshme të sigurimit dhe sipas planit tuaj të sigurimit.

Aftësi e kufizuar – Ne do të kompensojmë për paaftësi të përhershme apo të pjesshme si rezultat i një aksidenti me pasoj lëndimin të definuar në kushtet e përgjithshme dhe gjithmonë duke u bazuar në planin tuaj të sigurimit.

Vdekje aksidentale – Ne do të kompensojmë personin e përcaktuar nga ju si përfitues në rast të vdekjes si rezultat i aksidentit të përcaktuar në kushtet e përgjithshme dhe sipas planit tuaj të sigurimit.