SIGURIMI NGA AKSIDENTET PERSONALE NË GRUP

Aksidentet mund të ndodhin në çdo kohë dhe kudo. Me jetë aktive që çon njeriu sot është e pamundshme të parashikohet, por ju mund të jeni më mirë të përgatitur për t’i trajtuar dhe përballuar ato financiarisht kurdo që ato të ndodhin.

Planet e ofruara për sigurim nga aksidentet personale mbulojnë rastet kur ju aksidentalisht pësoni një dëmtim fizik të trupit. Këto plane do të mbulojnë dëmtimin bazuar në llojin dhe përfitimin e ofruar sipas planeve për sigurim.

Cilat janë perfitimet?

Kompenzimi ditor – Ne do të kompensojmë për çdo ditë për paaftësi të përkohshme për punë, një shumë të barabartë me shumën e përcaktuar në planin tuaj te sigurimit. Kompensimi paguhet deri në maksimum 200 ditë brenda një viti të sigurimit.

Shpenzimet mjekësore – Ne do të kompensojmë për shpenzimet mjekësore të cilat janë rezultat i një aksidenti siq përcaktohet sipas planit tuaj të sigurimit.

Aftësi e kufizuar – Ne do të kompensojmë për paaftësi të përhershme apo të pjesshme si rezultat i një aksidenti të definuar në kushtet e përgjithshme dhe gjithmonë duke u bazuar në planin tuaj të sigurimit.

Vdekje aksidentale – Ne do të kompensojmë personin e përcaktuar nga ju si përfitues në rast te vdekjes si rezultat të aksidentit të përcaktuar në kushtet e përgjithshme dhe sipas planit tuaj të sigurimit.

Si të aplikoni për kompensim?

Njoftimi për çdo kërkesë për kompenzim të dëmit duhet të paraqitet nga personi i siguruar, kontraktuesi apo përfituesi tek siguruesi me shkrim brenda një maksimumi prej tre (3) ditëve nga data e ndodhjes së rastit të siguruar duke cekur dhe duke treguar vendin, ditën, orën, shkakun dhe pasojat e rastit të fatkeqësisë si .

 

Dokumentet mbështetëse duhet të përfshijnë të gjitha provat origjinale me shkrim, si:

Kërkesa për kompenzim të dëmit e plotësuar në tërësi dhe e nënshkuar nga I siguruari, kontraktuesi apo përfituesi.

Raportet origjinale mjekësore.

Në rast të vdekjes, çertifikata e vdekjes.

I siguruari duhet të bëjë çdo përpjekje për minimizimin e pasojave dhe të ndjekë këshillat e mjekut.

Në rast vdekje përfituesit detyrohen të lejojnë Siguruesin të kryejë verifikimet dhe ekspertimet e nevojshme lidhur me rastin e sigurimit.