SIGURIMI SHTËPIAK

Mbrojtja e pasurisë tuaj, shtëpisë apo banesës si dhe pajisjeve, gjësendeve tuaja do të thotë siguri dhe mbrojtje financiare në rast të dëmit, respektivisht kompenzim financiar për dëmtimet fizike në pronën tuaj dhe rikthim në gjendjen paraprake të pronës deri në maksimumin e paraparë me kushtet e përgjithshme nga plani i juaj i sigurimit të pronë. Për pronarët e shtëpive apo banesave, sigurimi është një element kyç dhe tepër i rëndësishëm për sigurinë tuaj financiare afatgjate.

Në Eurosig sigurimi shtëpiak (sigurimi i shtëpisë apo banesës) ëshë disenjuar për të ofruar mbulesë siguruese të atillë që pasurinë tuaj ta kthejë në gjendjen para ndodhjes së dëmit apo përafrim maksimal me atë gjendje . Rreziqet e mbuluara janë: zjarri, rrufeja, shpërthimi, rënia e objekteve fluturuese, breshëri, tymi, stuhia, presioni nga bora, vjedhja me thyerje, dalja u ujit nga tubacionet, termeti, dhe rreziqe tjera specifike sipas përzgjedhjes tuaj.

Ne do ju japim të gjitha sqarimet e nevojshme dhe rekomandimin profesional për përzgjedhjen e mbulesave adekuate siguruese, ndërsa juve ju mbetet të zgjedhni ato rreziqe që i konsideroni si të nevojshme. Pra, sigurimi është i disejnuar ashtu që ju të mund ta përzgjedhni secilën mbulesë siguruese dhe vetë e krijoni planin e sigurimit sipas dëshirës tuaj. Natyrisht, ne jemi aty për të ju asistuar dhe profesionalisht do ju rekomandojmë ate që ne e shohim si të domosdoshme. Zgjedhja përfundimtare mbetet e juaja.

Sigurimin adekuat shtëpiak mund ta përdorni edhe me rastin e marrjes së ndonjë kredie ku hipoteka juaj duhet siguruar, ndërsa ju që pas blerjes së policës së sigurimit shtëpiak e keni tanimë këtë mbrojtje. Detajet lidhur me mbulesat siguruese, përjashtimet, franshizën apo pjesën e zbritshme i keni të paraqitura në kushtet e përgjithshme për sigurim. Ju lutemi mos hezitoni të shtroni pyetje dhe të kërkoni çfardo sqarimi lidhur me kushtet e përgjithshme.