SIGURIMI I SHËNDETIT

Mbani biznesin tuaj të shëndetshëm duke u siguruar që punonjësit tuaj janë të siguruar!

Punonjësit tuaj janë thelbi i zhvillimit të biznesit tuaj. Duke mbajtur shëndetin e punonjësve të siguruar shëndetin tuaj, ju siguroni që shkalla e produktivitetit të biznesit tuaj është gjithmonë në rritje dhe punonjësit tuaj të kënaqur. Për më tepër, të punësuarit mund të shtojnë të afërmit e tyre në planin e sigurimit.

Çfarë mbulojnë këto plane?

Pagesa për mjek

Trajtimi hospitalorë

Trajtimi jashtëspitalorë/ambulantorë

Trajtimi për maternitet

Trajtimi dentar

Trajtimi psikiatrik

Trajtimi radiologjik

Trajtimi i dëgjimit

Trajtimi optik

Kujdesi preventiv

Kthimi në atdhe i mbetjeve mortore

Shërbimi i transportit

Si të aplikoni për kompensim?

Njoftimi për çdo kërkesë për kompenzim të dëmit duhet të paraqitet nga personi i siguruar tek siguruesi në një formularë të përmbushur në tërsi së bashku me dokumentet e tjera brenda një maksimumi prej tre (3) muaj nga data e Mjekimit.

Dokumentet mbështetëse duhet të përfshijnë të gjitha provat origjinale me shkrim, si:

Raportet mjekësore;

Raportet tjera mjekësore nëse ka;

Faturat e spitalit dhe vërtetimi për pagesën;

Kuponi fiskal;

Keto informata të besueshme dhe të vulosura, mund të dërgohet nga këshilltari mjekësor i Siguruesit. Sipas mundësive, dokumentacionit t’i bashkëngjitet përkthimi, në njërën nga tri gjuhët në formularin e kërkesës për kompenzim.

Kërkesat do të paguhen nga Siguruesi me pagesë të drejtpërdrejtë në numrin e xhiro-llogarisë bankare.

Pagesa për hospitalizim i paguhet drejtpërdrejt spitalit për personin e siguruar nga Siguruesi.

Riimbursimi do të bëhet pas pranimit të krejt dokumentacionit mbështetës, jo më vonë se 15 ditë. Dokumentet e dorëzuara, Siguruesi i ndal dhe i ruan për afat kohor të pacaktuar. Bartësi i policës nuk pranon asnjë përgjegjësi financiare lidhur me saktësinë e kërkesave për pagesë të parave, të cilat i bart Personi i siguruar.