SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PUBLIKE DHE TË PRODUKTIT

A keni një aktivitet të ngritur, i cili është burimi i të ardhurave tuaja financiare? Nëse një person i tretë dëmtohet brenda ambienteve të biznesit tuaj ose nëpërmjet përdorimit të një produkti të prodhuar prej jush, atëherë Ju duhet të paguani një shumë të hollash.

Nëse Ju blini një kontratë sigurimi përgjegjësie, atëherë EUROSIG paguan në vendin tuaj.

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PUBLIKE

Ky sigurim ofrohet për të kompenzuar të Siguruarin në lidhje me pretendimet nga plubliku, personat që mund të pësojnë dëme si pasojë e neglizhencës së të Siguruarit ose punonjësve të tij. EUROSIG ofron sigurimin e Përgjegjësisë Publike dhe dëmshpërblen të Siguruarin për atë që është civilisht përgjegjës më ligj për:

Dëme shëndetësore (përfshirë vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) e ndonjë personi.

Dëmtime të pasurisë së personave të tretë.

EUROSIG paguan gjithashtu shpenzimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë gjyqësore apo me pajtim, lidhur me ndonjë kërkesë për dëmshpërblim.

Tarifat për këtë sigurim përcaktohen në varësi të llojit të veprimtarisë, qarkullimit, proceseve të punës, kufinjëve të dëmshpërbilimit.

 

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË SË PRODUKTIT

Ky sigurim mbulon në sigurim veprimtarinë e prodhuesve në drejtim të cilësisë së produktit, duke dëmshpërblyer konsumatorët e këtij produkti në rast se ata dëmmtohen gjatë konsumit ose përdorimit të produktit, të tilla si: produkte ushqimore, pajisje elektrike, makineritë e pajisjet, preparatet kozmetike, produkte kimike dhe të tjera.

EUROSIG do të dëmshpërblejë të Siguruarin për:

Dëmtime trupore (përfshirë vdekjen ose sëmundje) të një ose disa personave.

Dëmtime fizike të sendeve, shkaktuar nga mallrat e prodhuar, shitur, furnizuar, instaluar, montuar, riparuar, ndryshuar ose trajtuar nga i Siguruari.