SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE

 

Nëse jeni një profesionist i specializuar në fushën Tuaj dhe gjatë ushtrimit të profesionit Tuaj Ju kryeni një gabim, atëherë Ju mbani përgjegjësi për dëmin financiar që keni shkaktuar nëpërmjet gabimit Tuaj.

Në mënyrë që Ju të transferoni këtë rrezik te EUROSIG, ai ju ofron kontratën e sigurimit të përgjegjësisë profesionale për disa lloje profesionesh.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale i arkitektëve dhe inxhinierëve, ofron sigurim për çdo gabim rastësor gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre profesional, përgjatë veprimtarisë së tyre ndërtuese dhe projektuese.

Të gjitha ato shuma për të cilat i Siguruari bëhet ligjërisht përgjegjës për të paguar si rrjedhojë e ndonjë kërkese për dëmshpërblim, si rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës, gabimit ose mosveprimit gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarive të të Siguruarit dhe punonjësve të tij.

EUROSIG do të kompenzojë gjithashtu dhe kostot e mbrojtjes dhe të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve lidhur me kërkesat për dëmshpërblim.

 

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE PËR DREJTORËT DHE NËNPUNËSIT

Ky është një sigurim i veçantë për Bankat, i cili ofron dëmshpërblim për dëmet financiare  që mund t’i shkaktojnë Drejtuesit dhe Nëpunësit Bankës nëpërmjet një gabimi të rastësishëm si rezultat i drejtëpërdrejtë i neglizhencës, gabimit ose mosveprimit gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarive të të Siguruarit dhe punonjësve të tij/saj.