SIGURIMI I PASURISË

Për çfarë ju punoni shumë, ne e mbrojmë! Me zgjedhjen e duhur të sigurimit juve ju sigurohet prona të cilën e keni në pronësi dhe për të cilën keni punuar shumë që ta keni. Në rast të aksidentit dhe ndodhjes së rastit të siguruar nga mbulimet e parapara në vazhdim garantohet se ju do të keni mbulesë siguruese e si rrjedhojë kompenzim të dëmit.

Në Eurosig kemi dy grupe të planeve të sigurimit të pronës për biznese:

Sigurimi i pronës nga rreziqet themelore

Sigurimi i pronës nga zjarri dhe rreziqet shtesë

Sigurimi i pronës nga rreziqet themelore

Nëpërmjet planit bazik ne mbulojmë pronën tuaj në rast të ndodhjes së: zjarrit, rrufes, eksplozionit dhe rënies së objekteve fluturuese apo pjesëve të tyre. Gjithashtu duhet përmendur edhe shpenzimet për heqjen e mbeturinave në vlerë prej 1% të vlerës së kërkesës për kompensim.

Sigurimi i pronës nga zjarri dhe rreziqet shtesë

Përmes rreziqeve shtesë ne mbulojmë pronën tuaj në rast të ndodhjes së stuhisë, vërshimit, breshërit, tërmetit, ortekut të borës, rrëshqitja e dheut, rënia e objekteve e tjera me kusht që nuk janë pjesë e pasurisë së siguruar, pesha e dëborës apo ngrica, tymi, thyerja e xhamave, vjedhja me thyerje, goditja e objektit nga mjetet motorrike dhe të tjera rreziqe që mund të kërkohen si të veçanta nga ju.