SIGURIMI I MALLËRAVE GJATË TRANSPORTIT – CARGO

 Sigurimi i mallërave gjatë transportit është një nga aktivitetet e rëndësishme që ka Kompania e Sigurimeve EUROSIG. Nëpërmjet tij bëhet mbrojtja e kapitaleve të materializuara të pronarëve gjatë transportit të tyre, përmes tri klauzolave bazë të sigurimit të mallit A, B dhe C si në vazhdim:

Klauzola C të Institutit të Mallit – 1/1/1982. Humbjet totale dhe avari të pjesëshme në qoftë se shkaktohen nga:

Zjarri, eksplozioni

Aksidente të mjeteve të transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët)

Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë

Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificën gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det

Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës

Kontributi i mallit në avarinë e përgjithshme

 

Klauzola B të Institutit të Mallit – 1/1/1982. Si klauzola “C”, por shtohen:

Tërmeti, shpӕrthimi vullkanik, rrufeja

Rënia e ujit mbi bordin e anijes

Rënia totale e pakove të veçanta gjatë ngarkim – shkarkimit

 

Klauzolat A të Institutit të Mallit – 1/1/1982. Nuk emërtohen rreziqet, por mbulohen:

Të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparashikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme.

 

Këto klauzola janë të njëjta me ato të tregut të Londrës dhe që aplikohen pothuajse në të gjithë Europën. EUROSIG mbulon të gjitha rreziqet e mundshme që mund të ndodhin gjatë transportit të mallërave, si brenda dhe jashtë vendit. Për këtë mjafton paraqitja e një kërkese për sigurim ku të jepen të gjitha të dhënat e hollësishme lidhur me mallin që do të sigurohet, si dhe pagimi I tarifës së primit për sigurim.

Ky sigurim mbulon dëmet fizike të mallërave të shkaktuara nga çdo ngjarje e paparashikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme, siç përcaktohet në Klauzolat e Institutit të Londrës, i cili në bazë të një procedure të caktuar ndjek dëmin që mund të ndodhë.