SIGURIMI NGA TË GJITHA RREZIQET NË NDËRTIM (CAR) / (EAR)

Për ju ndërtues dhe zbatues projektesh EUROSIG ofron lloje të ndryshme të sigurimeve inxhinierike, të cilat ju ofrojnë mbrojtje të plotë nga të gjitha rreziqet që mund të dëmtojnë projektin tuaj.

 

SIGURIMI NGA TË GJITHA RREZIQET NË NDËRTIM (CAR)

Ky sigurim ju ofron mulim për punimet e ndërtimit që në fazën e projektimit dhe deri në përfundim të tyre. Ky sigurim mbulon si dëmet e pësuara nga i Siguruari, ashtu dhe dëmet që i Siguruari mund t’u shkaktojë pales së tretë. Në këtë sigurim përfshihet edhe një periudhë garancie pas përfundimit të punimeve (periudha e mirëmbajtjes).

Siguruesi mban përgjegjësi për dëmet e pësuara gjatë periudhës së sigurimit. Ai do të paguajë për dëmtime material të objektit që është në ndërtim, si dhe dëme të shkaktuara palëve të treat, të tilla si:

dëmtime trupore aksidentale ose dëme të palëve të treta (pavarësisht nëse janë fatale ose jo);

humbje ose dëmtime aksidentale të pasurisë që u përket palëve të treat;

të gjitha shpenzimet e padisë që kërkuesi i merr të Siguruarit dhe

të gjitha shpenzimet, për të cilat Siguruesi ka dhënë miratimin e tij me shkrim.

 

SIGURIMI NGA TË GJITHA RREZIQET E MONTIMIT (EAR)

Sigurimi nga të gjitha rreziqet e montimit (EAR), siguron punimet e montimit të makinerive dhe pajisjeve që në fillimin e tyre deri në fazën e përfundimit të vënies së tyre në punë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë ndaj palëve të treat për dëme material e shëndetësore që mund t’u shkaktohen atyre. Ky sigurim ofron të njëjtinmbulim si CAR, por në fazën e montimit të makinerive e pajisjeve në objektet industrial.

Përgjegjësia  e Siguruesit fillon menjëherë me fillimin e punës montuese ose pas shkarkimit të artikujve të listuara në formular, në sheshin e montimit dhe do të vazhdojë deri në momentin e mbarimit të dorëzimit ose deri në momentin e përfundimit të provës së punës ose provës me ngarkesë të plotë.

Ky sigurim mbulon:

Dëmet material që ndodhin në procesin e montimit të makinerive, si dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që janë pasojë e çdo ngjarjeje sigurimi.

Përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

 

EUROSIG do t’i paguajë të Siguruarit jo më shumë se limitet e përcaktuara në formular; këto limite ai është ligjërisht i detyruar t’ua paguajë palëve të treta. Gjithashtu, në rast pretendimi për kompenzim, EUROSIG do t’i paguajë të Siguruarit të gjitha kostot e shpenzimet e tjera të kryera me miratimin me shkrim të EUROSIG, por brenda limitit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratë.

Sigurimi i makinerive (MI), siguron makineritë në njësitë industriale ndaj defekteve dhe dëmtimeve që mund të pësojnë ato gjatë procesit të punës, si dëme fizike të papritura e të paparashikuara nga shkaqe të tilla si: defektet në derdhje ose materiale, projektim i gabuar, gabimet në repart ose në montim, mjeshtëri profesionale e dobët, mungesë shkathtësie, pakujdesi, ndërprerje të ujit në sistemin ftohës ose në kazanet me avull, qark i shkurtër, stuhi, që bëjnë të domosdoshëm riparimin ose zëvendësimin e objektit të dëmtuar. Shuma e sigurimit duhet të jetë e barabartë me koston e zëvendësimit të makinerisë së siguruar me një makineri të re të të njëjtit lloj dhe kapacitet, që do të thotë koston e saj të zëvendësimit, duke përfshirë transportin, tatimet e taksat, si dhe koston e montimit.