SIGURIMI I AUTOMJETEVE

Makina juaj është përditshmëria dhe ndoshta edhe krenaria juaj, për të cilën ju duhet një mbrojtje cilësore. Në Eurosig ju sigurojmë që do të ju ofrojmë sigurim automjeti adekuat dhe më të përshtatshëm që ju mos të keni për çfarë të shqetësoheni gjatë ngarjes. Sigurimet e ofruara për automjetin tuaj janë:

Sigurimi kasko në grup

Sigurimi TPL (përgjegjësia ndaj pales së tretë)

Sigurimi TPL plus (sigurimi i përgjegjësisë ndaj pales së tretë për Maqedoni, Shqipëri)

Cilat janë përfitimet?

Sigurimi kasko – Ne do të kompensojmë, brenda vetëm disa ditësh, të gjitha dëmet dhe humbjen e pjesshme ose të plotë në automjetin tuaj në qoftë se ka ndodhur gjatë dhe / ose të qëndrimit në Kosovë, por në rast të kërkesës tuaj, ne do të zgjasim sigurimin edhe jashtë vendit të Kosovës. Me këtë sigurim mbulohen dëmet e shkaktuara të automjetit tuaj. Mbulesat siguruese janë paraqitur në detaj si dhe përjashtimet dhe franshiza. Për çfarëdo sqarimi ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni neve sepse sigurisht do ta keni informatën më të plotë me rastin e përzgjedhjes së produktit kasko të disejnuar sipas përzgjedhjes tuaj.

Sigurimi TPL – Ne do të kompensojmë dëmet që mund të shkaktohen nga automjeti juaj palës së tretë. Ky sigurim është ligjërisht obligativ për të ju mundësuar regjistrimin dhe drejtimin e automjetit tuaj brenda Kosovës. Ligji për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve i përcakton mbulesat minimale dhe limitet e dëmshpërblimit.

Sigurimi TPL plus – Ne do të kompensojmë dëmet që mund të shkaktohen nga automjeti juaj palës së tretë gjatë qëndrimit tuaj jashtë territorit të Kosovës, pra në territorin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.