SIGURIMI I AUTOMJETIT

Makina juaj është përditshmëria dhe ndoshta edhe krenaria juaj, për të cilën ju duhet një mbrojtje cilësore. Në Eurosig ju sigurojmë që do të ju ofrojmë sigurim automjeti adekuat dhe të përshtatshëm që ju mos të keni për çfarë të shqetësoheni gjatë ngarjes. Sigurimet e ofruara për automjetin tuaj janë:

Sigurimi kasko

Sigurimi TPL (përgjegjësia ndaj palës së tretë)

Sigurimi TPL plus (sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë për Maqedoni)

Cilat janë përfitimet?

Sigurimi kasko – Ne do të kompensojmë, brenda vetëm disa ditësh, të gjitha dëmet në automjetin tuaj në qoftë se ka ndodhur gjatë dhe / ose të qëndrimit në Kosovë, por në rast të kërkesës tuaj, ne do të ju mundësojm sigurim të jetë i vlefshëm për territorin e shteteve të rajonit (EJL – Evropës Juglindore) si dhe mbarë Bashkimin Evropian. Me këtë sigurim mbulohen dëmet e shkaktuara në automjetin tuaj bazuar në kushtet e përgjithshme për sigurimin kasko të plotë. Mbulesat siguruese janë paraqitur në detaje si dhe përjashtimet, pjesa e zbritshme dhe/apo franshiza. Për çdo sqarim ju lutemi mos hezitoni të na pyetni neve sepse sigurisht se do ta keni informatën më të plotë me rastin e përzgjedhjes së produktit kasko të disejnuar sipas përzgjedhjes tuaj.

Sigurimi TPL – Ne do të kompensojmë dëmet që mund të shkaktohen nga automjeti juaj palës së tretë. Ky sigurim është ligjërisht obligativ për të ju mundësuar regjistrimin dhe drejtimin e automjetit tuaj