SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

Planet tona të sigurimit të shëndetit në udhëtim janë ideale në rast se udhëtoni për biznes apo thjesht kaloni pushimet me familjen ose miqtë tuaj.

Sigurimi i shëndetit në udhëtimi do të mbulojë financiarisht shpenzimet për shëndetin tuaj gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit si dhe ofroj asistencën e domosdoshme deri në limitin maksimal të paraparë në planin tuaj të sigurimit. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta i definojnë të gjitha aspektet e mbulesës tuaj minimale të kërkuar sipas kushteve të marrëveshjes së Schengen-it. Ju mund të përzgjedhni limite dhe mbulesa shtesë sipas dëshirës tuaj. Ju lutemi mos hezitoni të kërkoni sqarime shtesë nga ne në mënyrë që mos të keni asnjë brengë gjatë udhëtimit dhe qëndrimit tuaj jashtë Kosovës.

Cilat janë përfitimet?

Ne do të kompensojmë për asistencën mjekësore dhe shtrimin në spital si pasojë e sëmundjes akute të rikuperueshme, të përcaktuar sipas planit të përzgjedhur sigurues.

Ne do të kompensojmë të gjitha shpenzimet të cilat janë rezultat i një aksidenti personal gjatë qëndrimit jashtë vendit deri në limitin e caktuar në planin e përzgjedhur për sigurim.

Ne do të kompensojmë për shpenzimet e riatdhesimit të kufomës nga vendondhja për në Kosovë, në rast se personi vdes gjatë udhëtimit si pasojë e aksidentit apo sëmundjes akute të përcaktuar sipas planit të përzgjedhur sigurues ku parashihen detajet për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta.

*Ky sigurim vlen vetëm për banorët e Kosovës. Raste të kërkesave të veçanta shqyrtohen një nga një!