RRETH NESH

Eurosig sh.a. themeluar si Kompani Sigurimesh në aktivitetin e Jo – Jetës që nga i vitit 2000 fillimisht me emrin Dardania dhe duke filluar nga dhjetori i vitit 2015 del në treg me emrin e ri Eurosig sh.a., tërësisht me kapital dhe aksionerë shqiptarë.
Veprimtaria e kompanisë rregullohet në bazë e në zbatim të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe akteve të tjera normative të dala në zbatim të tyre, si dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës, Departamenti për Mbikqyrjen e Sigurimeve.
Eurosig sh.a., si kompani e konsoliduar në tregun e sigurimeve, është e shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me 8 degë dhe mbi 62 zyre përfaqësimi. Zgjerimi i rrjetit të shitjes, pozicionimi në tregun e sigurimeve me një rritje të ndjeshme dhe relativisht të shpejtë, ka ardhur si rezultat i një pune të vazhdueshme dhe i një stafi të kualifikuar të saj.
Eurosig sh.a. tanimë klasifikohet si kompania me rendimentin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve në Kosovë por edhe në Shqipëri.
Eurosig ofron zgjidhje të përshtatshme të sigurimit që zhvillohen në një botë në ndryshim dhe për këtë qëllim ka në dispozicion personel të aftë e profesionist, dinamik dhe kompetentë të vërtëtë. Ata janë të vëmendshëm ndaj kërkesave tuaja, dinë se çfarë është produkti më favorit për Ju, ndaj dhe do t’Ju ofrojnë këshillat e mundësitë më të mira. Me Eurosig Ju mund të siguroni automjetin, banesën apo shtëpinë, shëndetin, përgjegjësinë publike dhe profesionale, dhe shumë sigurime të tjera. Sot, në sajë të një strategjie të integruar të ofertave dhe një modeli unik e inovativ, ju do të jeni në duar të sigurta që do të thotë: besueshmëri, siguri janë gurët e themelit të filozofisë së Eurosig.

 

MISIONI I KOMPANISË

Eurosig, gjithmonë me një profil të qartë, ofron shërbime sipas standardeve europiane, duke konsoliduar pozicionin e saj dhe duke garantuar emër e reputacion tek partnerët rajonalë, europianë e më gjërë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar identitetin tonë, duke ofruar gjithmonë shërbime sa më korrekte, për të krijuar një imazh sa më të konsoliduar në tregun e sigurimeve, mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit. Eurosig sh.a., në tregun e sigurimeve, me një staf të kualifikuar dhe me përvojë e eksperiencë të gjatë pune, do të vazhdojë të japë një garanci të plotë financiare ndaj çdo rreziku, i çfarëdo lloji qoftë.

Ne jemi gjithnjë të angazhuar që Eurosig të jetë sa më tërheqës në tregun e sigurimeve, nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe garantimit të një shërbimi të shpejtë, efikas dhe profesional ndaj klientëve, duke ofruar çmime konkuruese në rrjetin e saj të shpërndarë në të gjithë vendin. Shërbimi ynë do të tejkalojë kërkesat e klientëve. Kjo do të arrihet nëpërmjet planifikimit strategjik, duke synuar rritjen e qëndrueshme të kompanisë, struktura fleksibël, rritjen e imazhit në publik, duke qenë sa më pranë njerëzve në situatat e vështira, për rimbursimin maksimal të dëmeve që atyre mund t’ju shkaktohen.
Duke vlerësuar kapacitetet profesionale të të punësuarve tanë si një avantazh për të ndërtuar rrugët konkuruese, duke u mbështetur në të ardhurat dhe burimet financiare që kjo shoqëri ka, në angazhimin maksimal të çdo individi , të shpirtit të inovacionit dhe përsosmërisë së tyre, nëpërmjet kryerjes së investimeve të reja synojmë modernizimin e gjithë veprimtarisë së kompanisë dhe informatizimin e sistemit të saj sipas standardeve bashkëkohore, duke krijuar lehtësirat e domosdoshme të komunikimit me klientët tanë për t’Ju gjendur pranë në kohën dhe rrugën më të shpejtë të mundshme.

VIZIONI I KOMPANISË

Grup kombëtar, me standarde europiane, që prodhon rezultate të shkëlqyera, në përputhje me kërkesat e palëve të interesuara. Është një kompani serioze në mardhënie me klientët, mirëpret çdo kërkesë të bërë nga ana e tyre dhe ju qëndron pranë deri në zgjidhjen e plotë të problemeve. Në fokus të të gjithë punëve e aktiviteteve që kryen kompania, primare ka qenë dhe mbetet shërbimi ndaj klientëve, shërbim i cili kryhet nga një personel i kualifikuar dhe me vizion të qartë në punë. Ne para klientëve jemi gjithnjë në provë, të cilën e vërtetojmë dhe argumentojmë me punën tonë.