SIGURIMI SHTËPIAK ME AKSIDENTE PERSONALE DHE PËRGJEGJËSI PUBLIKE

SIGURIMI SHTËPIAK ME AKSIDENTE PERSONALE DHE PËRGJEGJËSI PUBLIKE

Mbrojtja e pasurisë tuaj, shtëpisë apo banesës si dhe pajisjeve, gjësendeve tuaja do të thotë siguri dhe mbrojtje financiare në rast të dëmit, respektivisht kthim të pasurisë tuaj në gjendje paraprake. Për pronarët e shtëpive apo banesave, sigurimi është një element kyq dhe tepër i rëndësishëm për sigurinë e pasurisë tuaj.

Në EUROSIG sigurimi shtëpiak (sigurimi i shtëpisë apo banesës) ëshë dizajnuar për të ofruar mbulesë siguruese të atillë që pasurinë tuaj ta kthejë në gjendjen para ndodhjes së dëmit. Rreziqet e mbuluara janë: zjarri, rrufeja, shpërthimi, rënia e objekteve fluturuese, vandalizmi, breshëri, tymi, stuhia, presioni nga bora, vjedhja me thyerje, dalja u ujit nga tubacionet, termeti, dhe rreziqe tjera.

Ne do ju japim të gjitha sqarimet e nevojshme dhe rekomandimin profesional për përzgjedhjen e mbulesave adekuate siguruese, ndërsa juve ju mbetet të zgjedhni ato rreziqe që i konsideroni si të nevojshme. Pra, sigurimi është i disejnuar ashtu që ju të mund ta përzgjedhni secilën mbulesë siguruese dhe vetë e krijoni planin e sigurimit sipas dëshirës tuaj. Natyrisht, ne jemi aty për të ju asistuar dhe profesionalisht do ju rekomandojmë ate që ne e shohim si të domosdoshme për mbulesën tuaj siguruese. Zgjedhja përfundimtare mbetet e juaja.

Sigurimin adekuat shtëpiak mund ta përdorni edhe me rastin e marrjes së ndonjë kredie ku hipoteka juaj duhet siguruar, ndërsa ju që pas blerjes së policës së sigurimit shtëpiak e keni tanimë këtë mbrojtje. Detajet lidhur me mbulesat siguruese, përjashtimet, franshizën i keni të paraqitura në kushtet e përgjithshme për sigurim. Ju lutemi mos hezitoni të shtroni pyetje dhe të kërkoni cfardo sqarimi lidhur me kushtet e përgjithshme.

Aksidentet mund të ndodhin në çdo kohë dhe kudo. Me jetë aktive që çon njeriu sot është e pamundshme të parashikohen, por ju mund të jeni më mirë të përgatitur për t’i trajtuar dhe përballuar ato financiarisht kurdo që ato të ndodhin.

Planet e ofruara për sigurim nga aksidentet personale mbulojnë rastet kur ju aksidentalisht pësoni një dëmtim fizik të trupit. Këto plane do të mbulojnë dëmtimin bazuar në llojin dhe përfitimin e ofruar sipas planeve për sigurim.

Cilat janë perfitimet nga aksidenete personale si pjesë e sigurimit shtëpiak?

Kompenzimi ditor – Ne do të kompensojmë për çdo ditë për paaftësi të përkohshme për punë, një shumë të barabartë me shumën e përcaktuar në planin tuaj të sigurimit. Kompensimi paguhet deri në maksimum 200 ditë brenda një viti të sigurimit.

Shpenzimet mjekësore – Ne do të kompensojmë për shpenzimet mjekësore të cilat janë rezultat i një aksidenti siq përcaktohet sipas planit tuaj të sigurimit.

Aftësi e kufizuar – Ne do të kompensojmë për paaftësi të përhershme apo të pjesshme si rezultat i një aksidenti të definuar në kushtet e përgjithshme dhe gjithmonë duke u bazuar në planin tuaj të sigurimit.

Vdekje aksidentale – Ne do të kompensojmë personin e përcaktuar nga ju si përfitues në rast të vdekjes si rezultat i aksidentit të përcaktuar në kushtet e përgjithshme dhe sipas planit tuaj të sigurimit.

 

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PUBLIKE 

A keni një aktivitet të ngritur, i cili është burimi i të ardhurave tuaja financiare? Nëse një person i tretë dëmtohet brenda ambienteve të biznesit tuaj ose nëpërmjet përdorimit të një produkti të prodhuar prej jush, atëherë Ju duhet të paguani një shumë të hollash.

Nëse Ju blini një kontratë sigurimi përgjegjësie, atëherë EUROSIG paguan në vendin tuaj.

Ky sigurim ofrohet për të kompenzuar të Siguruarin në lidhje me pretendimet nga plubliku, personat që mund të pësojnë dëme si pasojë e neglizhencës së të Siguruarit ose punonjësve të tij. EUROSIG ofron sigurimin e Përgjegjësisë Publike dhe dëmshpërblen të Siguruarin për atë që është civilisht përgjegjës më ligj për:

Dëme shëndetësore (përfshirë vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) e ndonjë personi.

Dëmtime të pasurisë së personave të tretë.

EUROSIG paguan gjithashtu shpenzimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë gjyqësore apo me pajtim, lidhur me ndonjë kërkesë për dëmshpërblim.

Tarifat për këtë sigurim përcaktohen në varësi të llojit të veprimtarisë, qarkullimit, proceseve të punës, kufinjëve të dëmshpërbilimit.