SIGURIMI I SHËNDETIT DHE AKSIDENTEVE PERSONALE

Me sigurim shëndetësor ju i ofroni vetes dhe familjes tuaj qetësi të mendjes. Në Eurosig, ne ofrojmë plane individuale ose familjare të përshtatura për çdo nevoj gjithnjë duke u bazuar në pyetësorin e marrjes në sigurim dhe nevojave dhe kërkesave tuaja.

Planet e sigurimit shëndetësor do të mbulojnë raste të paaftësisë të përhershme apo të pjeshme ose vdekjes aksidentale dhe madje kompenson shpenzimet si rezultat i trajtimeve mjekësore për sëmundje, maternitet, kujdesin parandalues si dhe opsione tjera shtesë dhe të veqanta të përshtatura enkas për ju.

Cilat janë përfitimet nga sigurimi i shëndetit?

Trajtim spitalor (hospitalizimi) – Ne do të kompensojmë trajtim spitalor të përcaktuar sipas pakos së zgjedhur për sigurim dhe ate deri në 100% të shpenzimeve të shtrirjes në spital më shumë se 24 orë.

Trajtimi ambulator – Ne do të kompensojmë për trajtimin ambulator (jashtë spitalor) sikurse vizita, kontrolla, konsultime mjekësore, diagnostifikim dhe analiza laboratorike, radio ekzaminime, ekzaminime dhe trajtime me rentgen, resonance magnetike apo CT, kirurgji ditore dhe shërbime të tjera relevante të përcaktuara sipas planit tuaj të përzgjedhur për sigurim.

Medikamentet (barërat) – Ne do të kompensojmë shpenzimet për medikamente të cilat janë të përshkruara nga mjeku, të përcaktuara sipas planit tuaj të sigurimit. Vlen të theksohet se shpenzimet për medikamentet e përdorura në rast të shtrirjes në spital për më shumë se 24 orë mbulohen sipas përqindjes së përcaktuar për mbulimin e shpenzimeve për shtrirje në spital (hospitalizim).

Materniteti – Ne do të kompensojmë shpenzimet e përkujdesjes për lindje të fëmijës, që përfshin kujdesin para lindjes, lindjen dhe kujdesin pas lindjes, duke përfshirë shpenzimet e një operacioni të mundshëm cezarian apo shpenzime gjinekologjike, të përcaktuara sipas planit tuaj të sigurimit.

Kujdesi preventiv (parandalues) – Ne do të kompensojmë shpenzimet e kujdesit parandalues, pa nevojën e një rekomandimi të mjeku, si për shembull një mamogram, një PAP test, një ekzaminim prostate, analiza rutinore të gjakut dhe shërbime tjera relevante të përcaktuara sipas planit tuaj të sigurimit.

Të tjera mbulesa siguruese – Ne do të kompensojmë shpenzimet edhe për trajtime dentare, lente optike apo xhama me dioptri, fizioterapi, aparat dëgjimi, transport me autoambulancë, ambulancë ajrore, përkujdesje në shtëpi, dhe shërbime tjera relevante të përcaktuara sipas planit tuaj për sigurim shëndetësor.

*Kompensim për të gjitha shërbimet e mbuluara shëndetësore përveq shtrirjes në spital (hospitalizimit) që mbulohet deri në 100% drejtpërdrejt nga kompania e sigurimit bëhet në afat prej 15 ditëve kalendarike nga dorëzimi i dokumenteve origjinale të mjekut dhe faturave orgjinale të paguara në bankë apo kuponit fiskal. Përfitimet dhe kompensimet janë të kufizuara në territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosne e Hercegovinë, por territori mund të zgjerohet edhe më tej bazuar në kërkesat dhe nevojat tuaja.

Aksidentet mund të ndodhin në çdo kohë dhe kudo. Me jetë aktive që çon njeriu sot është e pamundshme të parashikohen, por ju mund të jeni më mirë të përgatitur për t’i trajtuar dhe përballuar ato financiarisht kurdo që ato të ndodhin.

Planet e ofruara për sigurim nga aksidentet personale mbulojnë rastet kur ju aksidentalisht pësoni një dëmtim fizik të trupit. Këto plane do të mbulojnë dëmtimin bazuar në llojin dhe përfitimin e ofruar sipas planeve për sigurim.

Cilat janë perfitimet nga aksidenete personale?

Kompenzimi ditor – Ne do të kompensojmë për çdo ditë për paaftësi të përkohshme për punë, një shumë të barabartë me shumën e përcaktuar në planin tuaj të sigurimit. Kompensimi paguhet deri në maksimum 200 ditë brenda një viti të sigurimit.

Shpenzimet mjekësore – Ne do të kompensojmë për shpenzimet mjekësore të cilat janë rezultat i një aksidenti si përcaktohet sipas pakos suaj të sigurimit.

Aftësi e kufizuar – Ne do të kompensojmë për paaftësi të përhershme apo të pjesshme si rezultat i një aksidenti të definuar në kushtet e përgjithshme dhe gjithmonë duke u bazuar në planin tuaj të sigurimit.

Vdekje aksidentale – Ne do të kompensojmë personin e përcaktuar nga ju si përfitues në rast të vdekjes si rezultat i aksidentit të përcaktuar në kushtet e përgjithshme dhe sipas planit tuaj të sigurimit.