SIGURIMI I PASURISË DHE PËRGJEGJËSISË PUBLIKE

SIGURIMI I PASURISË DHE PËRGJEGJËSISË PUBLIKE

Ne e kuptojmë se pasuria juaj është e rëndësishme për ju dhe ne duam që ju të siguroheni që të jeni të mbuluar për të papriturën.

Planet e sigurimit të pasurisë në Eurosig do të mbulojë çdo lloj të humbjes ose dëmtimit të biznesit tuaj e cila mund të shkaktohet nga: zjarri, rrufeja, shpërthimi, përmbytjet, vandalizmi, tymi, stuhia, presioni i borës dhe të tjera rreziqe të përzgjedhura.

Cilat janë përfitimet shtesë?

  1. Kompensimi për heqjen e mbeturinave, pastrimin e pasurisë së siguruar ku ka ndodhur dëmi.
  2. Kompensimi për kthim në gjendjen paraprake pas ndodhjes së dëmit;
  3. Kompenzim adekuat bazuar në rreziqet e mbuluara.

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PUBLIKE 

A keni një aktivitet të ngritur, i cili është burimi i të ardhurave tuaja financiare? Nëse një person i tretë dëmtohet brenda ambienteve të biznesit tuaj ose nëpërmjet përdorimit të një produkti të prodhuar prej jush, atëherë Ju duhet të paguani një shumë të hollash.

Nëse Ju blini një kontratë sigurimi përgjegjësie, atëherë EUROSIG paguan në vendin tuaj.

Ky sigurim ofrohet për të kompenzuar të Siguruarin në lidhje me pretendimet nga plubliku, personat që mund të pësojnë dëme si pasojë e neglizhencës së të Siguruarit ose punonjësve të tij. EUROSIG ofron sigurimin e Përgjegjësisë Publike dhe dëmshpërblen të Siguruarin për atë që është civilisht përgjegjës më ligj për:

Dëme shëndetësore (përfshirë vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) e ndonjë personi.

Dëmtime të pasurisë së personave të tretë.

EUROSIG paguan gjithashtu shpenzimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë gjyqësore apo me pajtim, lidhur me ndonjë kërkesë për dëmshpërblim.

Tarifat për këtë sigurim përcaktohen në varësi të llojit të veprimtarisë, qarkullimit, proceseve të punës, kufinjëve të dëmshpërbilimit.