Njoftim sqarues

Të nderuar,

Gjatë ditëve të fundit, përmes disa portaleve në internet është përhapur lajmi mbi rrezikun e falimentimit të kompanisë së sigurimeve Eurosig Sh.A. në Kosovë, duke pasur për qëllim dëmtimin e imazhit të kompanisë në raport me policë-mbajtësit dhe publikun e gjerë.

Përmes këtij njoftimi, KS Eurosig ju informon se ndaj kompanisë tonë nuk është hapur asnjë procedurë e falimentimit dhe se lajmet e tilla nga këto portale të cilat theksojnë se kompania është në buzë të falimentimit nuk qëndrojnë dhe janë jo-profesionale.

Për më tepër, gjatë këtyre viteve KS Eurosig është rritur dhe zhvilluar në tregun e sigurimeve në Kosovë falë përkushtimit dhe punës ndaj klientëve të saj. Pozicioni lider në tregun e sigurimeve në Kosovë për jo më pak se prej 3 vitesh, nuk përbëjnë një indikator për të vënë në dyshim vijimësinë e veprimtarisë së KS Eurosig, por përkundrazi, dëshmojnë zhvillim të qëndrueshëm me objektiva ambicioze të veprimtarisë së biznesit.

Gjatë kësaj periudhe, nën administrimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës KS Eurosig ishte dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e biznesit të sigurimeve duke respektuar në tërësi kornizën ligjore në fuqi në raport me konkurrencën dhe klientët e saj. Duke pasur si objektiv primar trajtimin korrekt dhe të drejtë ndaj policmbajtësve, dëmshpërblimin në kohë, KS Eurosig arriti që të përmirësoj dukshëm performancën financiare dhe në të njëjtën kohë të fitoj besimin e disa nga klientëve më të mëdhenj në tregun sigurimeve në Kosovë.

Eurosig mbetet e përkushtuar që të punoj drejt rritjes dhe zhvillimit në tregun e sigurimeve duke u angazhuar maksimalisht në trajtimin korrekt ndaj të gjithë klientëve të saj.

Referencë:

Të dhënat zyrtare nga BQK lidhur me primet e shkruara dhe dëmet e paguara në sektorin e sigurimeve:

Për vitin 2017:

https://bqk-kos.org/repository/docs/2015/b)%20Buletini%20statistikor%20mujor%20%20201%207.xls

Për vitin 2018:

https://bqk-kos.org/repository/docs/2015/Buletini%20statistikor%20mujor%20%20Janar%20-%20Dhjetor%20%20%20201%208_.xls