PSE DUHET TË SIGUROHEMI?

Vetë fjala sigurim shpjegon vetveten, të sigurosh veten, shtëpinë, automjetin etj. do të thotë të kesh një mbështetje në rast aksidentesh të ndryshme. Secili sigurim i ofruar nga kompania e sigurimeve Eurosig është i disenjuar që të lehtësojë jetesën dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës të të gjithëve. Në rrafshin afatgjatë të kesh sigurim të çfarëdo lloji për shëndetin, apo edhe për pronat e veprimet tuaja heq një brengë të madhe në periudhat më të vështira të jetës sate.

Ç’ËSHTË SIGURIMI I DETYRUAR?

Sigurim i detyruar do të thotë sigurim i cili kërkohet të zbatohet sipas ligjit në fuqi në Kosovë. Sigurimet e tilla janë sigurimi TPL i automjetit.

Ç’ËSHTË POLICA E SIGURIMIT?

Polica e sigurimit është kontratë midis klientit dhe kompanisë e sigurimeve, në të cilën specifikohen të gjitha detaje siç janë: Kush, apo çfarë sigurohet, mbulimet që sigurohen, periudha e sigurimit, primi(vlera) i sigurimit, etj.

KUR HYN NË FUQI POLICA E SIGURIMEVE – MBULESA SIGURUESE?

Pas nënshkrimit dhe pas pagesës së primit të sigurimit.

Ç’ËSHTË PRIMI I SIGURIMIT?

Primi i sigurimit është vlera të cilën i siguruari i obligohet siguruesit t’i paguajë me rastin e lëshimit dhe nënshkrimit të policës së sigurimit sipas afateve të caktuara në policën e sigurimit, apo në faturën e lëshuar nga siguruesi.

ÇFARË JANË KUSHTET E SIGURIMIT?

Kushtet e përgjithshme janë pjesë përbërëse e të gjitha llojeve të policave të sigurimeve. Në to janë të specifikuara të gjitha obligimet, apo detyrimet e kompanisë siguruese dhe të të siguruarit. Të gjitha kushtet e përgjithshme janë të miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës. I gjithë sigurimi bazohet në këto kushte.

SI MUND TA KEM NJË POLICË SIGURIMI?

Mjafton të na kontaktosh me telefon, apo të na dërgosh një e-mail, ku na tregon se çfarë je i/e interesuar të sigurosh dhe ne do të të kontaktojmë për t’i dhënë të gjitha informatat e nevojshme.

Ç’ËSHTË DALLIMI MIDIS KREJT KËTYRE SIGURIMEVE?

Në përgjithësi kompania e sigurimeve Dardania ofron një gamë të gjerë sigurimesh të ndryshme ku secili biznes dhe secili individ do të mund të gjejë mbështetje adekuate për kërkesat e veta.

SIGURIMI SHËNDETËSOR

Policat e ofruara nga kompania e sigurimeve Eurosig janë të disenjuar në atë mënyrë që t’u përshtaten nevojave të secilit, pavarësisht se cilën pako e zgjedh, ti ke larguar një brengë të madhe, atë të shpenzimeve mjekësore dhe mjekimit, që do të thotë se ky sigurim është enkas për mjekimin tënd nga sëmundjet si edhe mbulesë siguruese në rast aksidentesh.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET PERSONALE

Ky sigurim i dedikohet bizneseve dhe individëve që janë aktivë në punë, me këtë sigurim, punëtorët mbulohen për raste të ndryshme aksidentesh, apo pengesash të tjera për të punuar (sëmundjet etj). Ky sigurim mbron punëtorin, duke i siguruar atij/asaj kompensime të ndryshme, varësisht nga rasti si edhe biznesin nga humbjet financiare. (për më shumë referoju broshurës)

SIGURIMI SHTËPIAK

Kur blen ndonjërën nga policat e sigurimit shtëpiak ti ke siguruar që të kompensohesh në rast kur shtëpinë tënde gjen ndonjë fatkeqësi çoftë më e vogël si p.sh., vërshimet, dëmtimet aksidentale të pajisjeve shtëpiake etj. deri te  më të këqijat zjarri, tërmeti etj. Kompania e sigurimeve Eurosig me këtë sigurim po ashtu mundëson që të marrësh ndonjë shtëpi me qira përderisa shtëpia jote është duke u rinovuar nga kompania ndërtuese e përzgjedhur nga kompania e sigurimeve.

SIGURIMI I PRONËS

Ky sigurim synon t’i heq shpenzimet e dëmeve të shkaktuara në pronën tënde siç janë objektet afariste, zyrat ku punon etj. Ky sigurim, pos tjerash, heq shpenzimet e dëmtimeve të bëra nga:

1. Zjarri, rrufeja, shpërthimet
2. Tërmeti
3. Vërshimi, përmbytja
4. Rrëshqitja e dheut
5. Stuhia
6. Breshri
7. Thyerja e xhamave
8. Vjedhja me thyerje
9. Ndërprerja e biznesit
10.Rreziqet e tjera specifike

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PUBLIKE DHE PRODUKTIT

Kompania e sigurimeve Eurosig ofron një produkt unik, sigurimin e përgjegjësisë publike dhe të produktit. Ky sigurim heq kompensimet dhe shpenzimet në raste kur biznesi yt, apo ndonjëri nga punonjësit tu shkaktojnë dëmtime jo të qëllimshme në pronat e palëve të treta, apo lëndimin ose vdekjen e ndonjë personi.Kjo kryesisht do të thotë që gjatë aktiviteteve të biznesit ti mund të kesh padi serioze për dëme, ose lëndime dhe ky sigurim kompenson dëmet tuaja të paqëllimshme ndaj palëve të treta.

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PUBLIKE

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale siguron mbulesë për paditë e ngritura ndaj të siguruarit/ës për shkak të neglizhencës së tyre profesionale të paqëllimshme. Ky sigurim ofron mbrojtje thelbësore financiare për një gamë të gjerë profesionesh. Që do të thotë se në rast se klienti ka humbje financiare si rezultat i ndonjë gabimi të paqëllimshëm, apo neglizhencë  profesionale të paqëllimshme, ky sigurim do të bartë koston e çdo dëmtimi të pagueshëm, apo të çdo pretendimi të ngritur.

SIGURIMI KASKO

Ky sigurim është paraparë enkas për ta mbrojtur veturën tënde. Ai i heq pothuajse të gjitha shpenzimet për të gjitha llojet e dëmeve të cilat mund t’i shkaktohen veturës sate. Pa marrë parasysh se a je ti fajtor apo jo.

Ç’DO TË THOTË ZHDËMTIMI I SIGURIMIT?

Do të thotë shumë e paguar nga kompania e sigurimit për poseduesin e policës që rezulton nga një rast i siguruar.

KUR DUHET TË BËJ KËRKESË PËR KOMPENSIM DËMI?

Pas ndodhjes së ngjarjes së dëmit të siguruar me policën përkatëse të sigurimit, duke iu përmbajtur afatit kohor prej 48 orësh, ti duhet ta njoftosh kompaninë e sigurimeve dhe organet përkatëse (në raste policinë, zjarrfikësit etj.) dhe ta parashtrosh kërkesën në kompaninë e sigurimeve. Të gjitha informatat shtesë si edhe formularin e kërkesës për kompensim mund ta gjesh në ballinë të faqes sonë të internetit te rubrika” RAPORTO DËMIN”

CILAT JANË PROCEDURAT PËR KOMPENSIM?

1. Paraqitja e dëmit (duke përdorur formularin në rubrikën “RAPORTO DËMIN” në ballinë të faqes sonë të internetit)
2. Shikimi dhe verifikimi i dëmit
3. Vlerësimi i dëmit
4. Llogaritja e dëmit
5. Kontrollimi i dëmit
6. Lejimi i dëmit për pagesën

CILAT DOKUMENTE NEVOJITEN PËR KËRKESË PËR KOMPENSIM?

Për shkak të llojeve të ndryshme të sigurimeve që ofron kompania e sigurimeve Eurosig edhe dokumentet, të cilat kërkohen janë në disa raste dokumente të veçanta, varësisht nga lloji i dëmit.  Për më shumë kliko në rubrikën “RAPORTO DËMIN” në faqen tonë të internetit ku do të gjesh formularin dhe procedurat për raportim dëmi varësisht nga lloji i policës së sigurimit.

Ç’NDODH PASI QË DORËZOJ DOKUMENTET PËR KOMPENSIM DËMI?

Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për kompensim dëmi, ty do të jepet numri i rastit e pastaj duhet të presës derisa të përfundojnë procedurat e zhdëmtimit.

NË ÇFARË AFATI KOHOR BËHET KOMPENSIMI?

Pasi që Departamenti i dëmeve merr nga ti të gjitha dokumentet e kompletuara, varësisht nga dëmi dhe komplikimet e rastit, kompensimi i dëmeve zgjat nga 10 deri 30 ditë pune, në rastet më të komplikuara, përveç nëse nuk ju komunikohet ndryshe nga kompania e sigurimeve.

Kontakt