Pyetjet e shpeshta
Përgjigje të qarta për pyetjet më të shpeshta të klientëve.
Vetë fjala sigurim e shpjegon: të siguroni veten, shtëpinë, automjetin etj. do të thotë të keni mbështetje në rast aksidentesh. Çdo sigurim i EUROSIG është dizajnuar të lehtësojë jetën dhe të mbrojë cilësinë e saj. Afatgjatë, sigurimi për shëndetin apo pronën largon një brengë të madhe në momentet e vështira.
Sigurim i detyrueshëm është mbulesa e kërkuar nga ligjet në fuqi në Kosovë. Shembull: sigurimi TPL i automjeteve.
Polica e sigurimit është kontratë ndërmjet klientit dhe siguruesit që përcakton: kush/çfarë sigurohet, mbulimet, periudha, primi (çmimi) etj.
Pas nënshkrimit dhe pagesës së primit.
Shuma që i siguruari detyrohet t’ia paguajë siguruesit me rastin e lëshimit/nënshkrimit të policës, sipas afateve të përcaktuara në polici ose faturë.
Kushtet e përgjithshme janë pjesë përbërëse e të gjitha policave. Ato përcaktojnë obligimet e siguruesit dhe të të siguruarit. Të gjitha kushtet miratohen nga Banka Qendrore e Kosovës. Çdo sigurim bazohet në këto kushte.
Na kontaktoni me telefon ose e-mail, na tregoni çfarë dëshironi të siguroni dhe ne do t’ju informojmë për gjithçka që ju nevojitet.
EUROSIG ofron gamë të gjerë produktesh që secili biznes dhe individ të gjejë mbështetjen adekuate.
Policat tona i përshtaten secilit. Pavarësisht pakos, largon një brengë të madhe (shpenzimet mjekësore e mjekimin), duke ofruar mbulim për sëmundje dhe në rast aksidentesh.
Për biznese dhe individë aktivë në punë. Mbulon punëtorët për aksidente apo pengesa të tjera (sëmundje, etj.). Mbron punëtorin me kompensime sipas rastit dhe biznesin nga humbjet financiare. (Shih broshurën.)
Me një policë shtëpiake kompensohesh nga raste të vogla (p.sh., vërshime, dëmtime aksidentale të pajisjeve) deri te rastet e rënda (zjarr, tërmet, etj.). EUROSIG mundëson edhe qëndrimin me qira derisa banesa të rinovohet nga kompania e përzgjedhur.
Mbulon shpenzimet e dëmeve në pronën tuaj (objekte afariste, zyra etj.). Ndër të tjera, mbulon dëme nga:
- Zjarri, rrufeja, shpërthimet
- Tërmeti
- Vërshimi / përmbytja
- Rrëshqitja e dheut
- Stuhia
- Breshri
- Thyerja e xhamave
- Vjedhja me thyerje
- Ndërprerja e biznesit
- Rreziqe të tjera specifike
Produkt unik i EUROSIG që mbulon kompensimet dhe shpenzimet kur biznesi ose punonjësit e tu shkaktojnë pa qëllim dëme në pronat e palëve të treta, lëndime apo vdekje gjatë aktiviteteve të biznesit.
Siguron mbulim për padi ndaj të siguruarit për neglizhencë profesionale të paqëllimshme, duke ofruar mbrojtje financiare për shumë profesione. Nëse klienti pëson humbje financiare nga gabim i paqëllimshëm, ky sigurim mbulon dëmet e pagueshme dhe pretendimet.
I dedikuar për mbrojtjen e veturës suaj. Mbulon pothuajse të gjitha llojet e dëmeve, pa marrë parasysh fajësinë.
Shuma e paguar nga siguruesi për poseduesin e policës si rezultat i një rasti të siguruar.
Pas ngjarjes së dëmit të siguruar njofto siguruesin dhe organet përkatëse brenda 48 orësh dhe parashtro kërkesën. Shih “RAPORTO DËMIN” në ballinën tonë.
- Paraqitja e dëmit (përdor formularin te “RAPORTO DËMIN”)
- Shikimi dhe verifikimi i dëmit
- Vlerësimi i dëmit
- Llogaritja e dëmit
- Kontrollimi i dëmit
- Lejimi i dëmit për pagesë
Varet nga lloji i sigurimit. Shihni faqen “Dëmet” për formularin dhe procedurat sipas policës suaj.
Merr një numër rasti dhe pret deri sa të përfundojnë procedurat e zhdëmtimit.
Pas marrjes së dokumenteve të kompletuara, kompensimi zakonisht zgjat 10-30 ditë pune varësisht nga rastet, përveç nëse siguruesi njofton ndryshe.