Shoqëria EUROSIG Kosovë mbyll vitin 2020

Shoqëria EUROSIG Kosovë mbyll vitin 2020 me performancë të kënaqshme në terma të treguesve të shëndetit financiar të biznesit,me normë likuiditeti të mjaftueshme si edhe parametra të aftësisë paguese dhe asete të lejuara-cilësore në mbulim të interesave të policmbajtësve, në përputhje të plotë me kërkesat ligjore në fuqi.

NJOFTIM ME RËNDËSI

Kompania e Sigurimeve  “EUROSIG“ njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se shumica e degëve tona do të jenë të hapura deri në njoftimin e radhës por me staf dhe aktivitete të kufizuara, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga Koronavirusi – Covid 19.

 

Gjithashtu ju njoftojm se Ministrisa e Punëve të Brendshme me datë 17.03.2020 ka marrë vendimin Nr. 1090/2020 përmes të cilit është pezulluar përkohësisht afati kohor prej 5 (pesë) ditëve, nga dita e bërjes së pagesës së Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve, e cila është paraparë në Udhëzimin Administrativ nr. 07/2019 për Regjistrimin e Mjeteve.

 

Ju mund të SIGURONI PËRGJEGJËSIN E AUTOMJETIT TUAJ ndërsa regjistrimin e bëni kur Qendra për Regjistrim të Automjeteve të filloj punën.

 

Për të gjitha kërkesat dhe informatat mund të na kontaktoni në:

info@eurosig-ks.com dhe në web faqen tonë www.eurosig-ks.com gjatë orarit të zakonshëm të punës, nga ora 08 deri në 16.

Çdo pikë e shitjes apo degë, nëpër të gjitha rajonet e Kosovës, do të ketë numrin kontaktues të publikuar për raste urgjente.

Ne do ju njoftojmë për çdo ndryshim të mëtejshëm.

Ju lutemi që të keni kujdes për shëndetin e njëri tjetrit dhe urojmë që sa më parë të kalojmë këtë situatë!

 

Me respekt

KS EUROSIG SH.A.

Konkurs për vend të lirë pune

Kompania e Sigurimeve  “EUROSIG“ zyra qendrore, shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Auditor i Brendshëm

(1 vend pune)                                                                                               

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Planifikon dhe kryen auditimet sipas Statutit, Politikës dhe Procedurës së Auditimit të Brendshëm në kompani në përputhje me parimet profesionale dhe pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm;
  • Siguron që aktivitetet e kompanisë të jenë në harmoni me Statutin e Kompanise  si dhe me të gjitha rregullativat ligjore;
  • Përgatitë dhe kujdeset për implementimin e planit të auditimit;
  • Ekzaminon dhe vlerëson përshtatshmërinë dhe efikasitetin e sistemeve, operacioneve dhe proceseve të brendshme te kompanisë;
  • Përgatitë raporte të rregullta të auditimit dhe bashkëpunon në nivel grupi, si dhe detyra të tjera konform ligjit dhe rregullores përkatëse të BQK-së;
  • Rishikimi i sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
  • Testimin e besueshmërisë dhe përpikshmërisë së raportimeve rregullative;
  • Rishikimi i sistemeve të menaxhmentit dhe të informacioneve financiare, përfshirë sistemin elektronik të informacioneve të kompanisë;
  • Rishikimi i saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
  • Raporton për çështjet e rëndësishme dhe rekomandon përmirësime të mundshme;
  • Raporton rregullisht mbi statusin dhe realizimin e Planit Vjetor;
  • Siguron mbështetje të nevojshme kontrolleve të jashtme, si BQK-së dhe auditorëve të jashtëm dhe monitoron implementimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit;

 

 

Kualifikimet

  • Përgaditja e lartë arsimore (diplomë universitare në Ekonomi-kontabilitet, financa apo të ngjashme);
  • Përvojë pune mbi 3 vite në fushën e auditimit;
  • Çertifikim nga ShKÇAK apo institucione të ngjajshme (kontabilist i çertifikuar ose auditor ligjor);
  • Eksperiencë pune menaxheriale në industrinë financiare mbi 3 vite;
  • Eksperiencë pune në sigurime e preferueshme;
  • Njohuri dhe përvojë lidhur me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF);
  • Njohje e gjuhës angleze;
  • Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike.

Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

Aftësi të mira analitike, komunikuese dhe prezantuese

Aftësi të mira të punës në ekip dhe në mënyrë të pavarur

Të ketë imazh profesional, etik dhe sjellje të mira.

 

 Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në e-mailin hr@eurosig-ks.com

  • CV dhe Letër Motivuese
  • Diploma, çertifikime dhe trajnime/certifikime relevante
  • Dëshmi mbi përvojën e punës
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual

 

Informata të përgjithshme:

Kompania ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

 

Afati i aplikimit është deri më datë 19 Mars 2020 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Njoftim sqarues

Të nderuar,

Gjatë ditëve të fundit, përmes disa portaleve në internet është përhapur lajmi mbi rrezikun e falimentimit të kompanisë së sigurimeve Eurosig Sh.A. në Kosovë, duke pasur për qëllim dëmtimin e imazhit të kompanisë në raport me policë-mbajtësit dhe publikun e gjerë.

Përmes këtij njoftimi, KS Eurosig ju informon se ndaj kompanisë tonë nuk është hapur asnjë procedurë e falimentimit dhe se lajmet e tilla nga këto portale të cilat theksojnë se kompania është në buzë të falimentimit nuk qëndrojnë dhe janë jo-profesionale.

Për më tepër, gjatë këtyre viteve KS Eurosig është rritur dhe zhvilluar në tregun e sigurimeve në Kosovë falë përkushtimit dhe punës ndaj klientëve të saj. Pozicioni lider në tregun e sigurimeve në Kosovë për jo më pak se prej 3 vitesh, nuk përbëjnë një indikator për të vënë në dyshim vijimësinë e veprimtarisë së KS Eurosig, por përkundrazi, dëshmojnë zhvillim të qëndrueshëm me objektiva ambicioze të veprimtarisë së biznesit.

Gjatë kësaj periudhe, nën administrimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës KS Eurosig ishte dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e biznesit të sigurimeve duke respektuar në tërësi kornizën ligjore në fuqi në raport me konkurrencën dhe klientët e saj. Duke pasur si objektiv primar trajtimin korrekt dhe të drejtë ndaj policmbajtësve, dëmshpërblimin në kohë, KS Eurosig arriti që të përmirësoj dukshëm performancën financiare dhe në të njëjtën kohë të fitoj besimin e disa nga klientëve më të mëdhenj në tregun sigurimeve në Kosovë.

Eurosig mbetet e përkushtuar që të punoj drejt rritjes dhe zhvillimit në tregun e sigurimeve duke u angazhuar maksimalisht në trajtimin korrekt ndaj të gjithë klientëve të saj.

Referencë:

Të dhënat zyrtare nga BQK lidhur me primet e shkruara dhe dëmet e paguara në sektorin e sigurimeve:

Për vitin 2017:

https://bqk-kos.org/repository/docs/2015/b)%20Buletini%20statistikor%20mujor%20%20201%207.xls

Për vitin 2018:

https://bqk-kos.org/repository/docs/2015/Buletini%20statistikor%20mujor%20%20Janar%20-%20Dhjetor%20%20%20201%208_.xls

KONKURS PUNE

KONKURS PUNE

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm, në një mjedis stimulues të punës i cili është i lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e profesionit tuaj, Kompania e Sigurimeve “Eurosig” Sh.a., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:

Drejtor i Departamentit Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë, koordinon dhe përgjigjet për punën e Departamentit Ligjor
  • Udhëheqë aktivitetet ditore të stafit të Departamentit
  • Merret me hartimin/shqyrtimin e udhëzimeve, rregulloreve dhe akteve tjera
  • Sipas autorizimit, përfaqëson dhe mbron interesat e kompanisë para gjykatave dhe institucioneve tjera përkatëse
  • Jep mendim mbi çështjet juridike për të gjitha departamentet e kompanisë
  • Përpilon planet dhe strategjitë
  • Përcjellë rregullativën ligjore dhe analizon punën e Departamentit
  • Kryen optimizimin dhe kontrollin e procesit të punës
  • Harton rregullore, udhëzime dhe manuale për kompaninë
  • Përgatit kontrata, marrëveshje dhe dokumente tjera ligjore me të cilat sigurohet administrim efektiv dhe efikas i kompanisë
  • Këshillon menaxherët e lartë të kompanisë në lidhje me të gjitha çështjet ligjore
  • Mbikëqyrë procedurën e hartimit dhe përgatitjes së dokumentacionit ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e kompanisë,
  • Identifikon dhe paraqet probleme të cilat paraqiten gjatë procesit të punës dhe propozon mënyrën e zgjidhjes së tyre
  • Përgjigjet për sigurimin dhe mbarëvajtjen e punës dhe detyrat e caktuara për Departamentin, në mënyrë që ato të zbatohen me efektivitet dhe në kohë sipas legjislacionit në fuqi, procedurave të caktuara, planeve dhe afateve të miratuara
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet tjera të kompanisë në çështje ligjore me qëllim të sigurimit të konsistencës ligjore e rregullative midis njësive organizative si dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi
  • Çdo detyrë tjeter që kërkohet nga kompania dhe që mund të përfshihet në natyrën e profesionit të juristit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Diplomë universitare nga fusha e drejtësisë;
  • Të ketë të kryer provimin e Jurisprudencës;
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale;
  • Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë në fushën juridike dhe tre (3) vite përvojë pune në pozitë udhëheqëse në institucione financiare;
  • Të ketë njohuri të mira lidhur me kornizën ligjore dhe rregulluese të sektorit të sigurimeve në Kosovë;
  • Përvoja e punës në lëminë e sigurimeve është përparësi;
  • Njohje e ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës me theks të veçantë të legjislacionit që zbatohet ndaj institucioneve financiare;
  • Të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
  • Vendimmarrës efektiv, vetinicues, i gatshëm për të marrë përgjegjësi;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe analitike;
  • Shkathtësi për menaxhimin e punës nën presion;
  • Njohja e mirë gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur), preferohet edhe njohja e gjuhës serbo-kroate;
  • Njohja e punës në kompjuter;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kërkesës së shkruar për punë duhet bashkëngjitur dokumentacionin si në vijim:

  • Biografinë (CV-në) tuaj me foto
  • Dokumente të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional
  • Së paku dy (2) Letra reference
  • Letër motivuese

Personat e interesuar duhet të dërgojnë e-mail në adresën Ardita.Ramaxhiku@eurosig-ks.com, deri me datë 16.02.2018.
Vetëm kandidatët që do të hyjnë në rrethin e ngushtë ftohen në intervistë ndërsa kandidatët që dorëzojnë dokumentet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

SI U ÇDËMTUA NË KOHË REKORD NGA EUROSIG GROUP HELIKOPTERI I RRËZUAR NË KORÇË. INSIG PAGOI 500 MIJË EURO

Të jesh i siguruar në një kompani sigurimi, nuk është luks. Madje është nevojë për qetësinë e secilit prej nesh, i cili ka nëvojë për mbrojtje financiare në raste fatkeqësish që i shkaktojnë dëme pasurore apo shëndetësore.

Sigurimet e para njihen që në kohën e Hamurabit, të rregulluara me një kod të veçantë, por edhe shumë shekuj më parë, në forma e mënyra të ndryshme. Ndërsa sot, në shekullin e XX, sigurimet janë domosdoshmëri jetike për çdo person, familje apo biznes.

Si mjetet motorrike, lundruese, fluturuese, shëndeti, aksidentet, prona, biznesi e përgjegjësia, jeta etj, janë pjesë e paketave që mulojnë, ndërkohë që mbrojtja financiare është qëllimi i kompanive të sigurimeve.

WhatsApp-Image-2018-08-07-at-11.46.15

Në fillim të muajit gusht 2018, konkretisht më datën 5, në Korçë u rrëzua gjatë uljes një helikopter i cili ishte kontraktuar nga një i ri, për të marrë nusen në këtë qytet. Pak metra para se të ulej, helikopteri pësoi një avari dhe u rrëzua, duke u dëmtuar.

Mjeti fluturues ishte siguruar në kompaninë INSIG, pjesë e EUROSIG Group. Kompania siguruese, në bashkëpunim me pronarët e helikopterit dhe ekspertët më të mirë që ka, vlerësuan se, helikopteri ishte dëmtuar totalisht, ndërkohë që menjëherë nisën procedurat e çdëmtimit.

Në kohë rekord, në më pak se dy muaj, kompania që kishte në pronesi helikopterin, u ç’dëmtua nga EUROSIG Group në vlerën e 500.000 eurove, aq sa ishte shuma e mbulimit. Pra, 100 për qind të dëmit që iu shkaktua dhe shumës së siguruar.

EUROSIG Group është lider i sigurimeve në rajon, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, me 6 kompani sigurimesh. Lider, falë korrektësisë dhe filozofisë që klienti është i pari dhe mbrojtja e tij në rast humbjesh financiare, është qëllimi i krijimit.

WhatsApp-Image-2018-08-07-at-11.54.421-150x150WhatsApp-Image-2018-08-07-at-11.46.331-150x150WhatsApp-Image-2018-08-07-at-11.46.151-150x150WhatsApp-Image-2018-08-07-at-11.46.141-150x150

SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim fillon nga mbulimi minimal prej 7 ditësh deri në mbulimin maksimal prej 365 ditësh dhe primet variojnë në bazë të kohëzgjatjes së sigurimit dhe zonës gjeografike të mbulimit.

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim fillon nga mbulimi minimal prej 7 ditësh deri në mbulimin maksimal prej 365 ditësh dhe primet variojnë në bazë të kohëzgjatjes së sigurimit dhe zonës gjeografike të mbulimit.

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim fillon nga mbulimi minimal prej 7 ditësh deri në mbulimin maksimal prej 365 ditësh dhe primet variojnë në bazë të kohëzgjatjes së sigurimit dhe zonës gjeografike të mbulimit.